Bixby është asistenti i ri virtual në Galaxy S8

Mobile

Bixby është asistenti i ri virtual në Galaxy S8

Më: 11 janar 2017 Në ora: 00:12
Galaxy S8

Samsung po punon në asistentin e ri virtual që pritet të debutoj së bashku me Galaxy S8 dhe do të quhet Bixby.

Ky  lajm nuk është i ri pasi që fillimisht ishte spekuluar në nëntor të vitit të kaluar. Megjithatë, asistenti i ri është listuar tani në ueb faqen zyrtare të Samsung, duke i dhënë kështu lajmit besueshmërinë e plotë.

Bixby do të integrohet në aplikacionet Android të Samsung si dhe në Samsung Pay Mini. Ky i fundit do të jetë një version më i lehtë i sistemit të pagesave mobile të kompanisë. Shërbimi do të mund të bëjë vetëm pagesa online, përderisa Samsung Pay mundëson edhe transaksione fizike nëpër shitore të caktuara.

Për tani, këto janë informatat e vetme mbi dy shtesat e reja që do të vijnë me Galaxy S8. Telefoni i ri premium nga Samsung pritet të arrijë në prill.

Sipas thashethemeve, Samsung do të bëjë zyrtare pajisjen më 18 prill.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat