Snapchat lehtëson navigimin me një funksion universal kërkimi

Mobile

Snapchat lehtëson navigimin me një funksion universal kërkimi

Më: 14 janar 2017 Në ora: 09:12
Snapchat

Snapchat sapo e bëri më të lehtë navigimin brenda aplikacionit në kërkim të miqve, grupeve, publikuesve dhe historive me një funksion universal kërkimi.

Kompania mëmë, Snap, njoftoi ditën e Enjte se po dërgon një përditësim i cili përmban pikërisht funksionin e kërkimit dhe disa shkurtesa të cilat e bëjnë më të lehtë navigimin brenda aplikacionit.

Një funksion kërkimi është komponent standart për shumicën e rrjeteve sociale por për Snapchat përbën një ndryshim madhor. Në fillimet e vehta Snapchat u mirëprit nga të rinjtë por shpejt tërhoqi vëmendjen e moshave më të vjetra.

Vitin e kaluar Snapchat mundësoi për përdoruesit realizimin e video dhe audio thirrjeve, butona të rinj navigimi dhe aplikacioni arriti 150 milion përdorues ditorë.

Ndryshimi i ri pritet të inkurajojë më shumë përdorues që ti bashkohen rrjetit social njëherazi të rrisë shikueshmërinë e reklamave, aty ku Snapchat fiton. Funksioni i kërkimit do të jetë gjithnjë aktivë në krye të aplikacionit.

Përdoruesit mund të kërkojnë miqtë, publikuesit dhe historitë. (PCWorld Albanian)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat