Rrjedhin fotot e Oppo Find 9!

Mobile

Rrjedhin fotot e Oppo Find 9!

Më: 17 janar 2017 Në ora: 21:22
Oppo Find 9

Një numër i imazheve të reja kanë rrjedhur online dhe thuhet se paraqesin telefonin e ri, Oppo Find 9. Rrjedha shfaq një pajisje e cila është gati se pa korniza, sidomos në pjesët anësore.

Së bashku me fotot kanë rrjedhur edhe disa prej specifikave kryesore të pajisjes. Telefoni pritet të vijë në dy variante – modeli kryesor me procesorin Snapdragon 835, RAM memorie me 6GB dhe hapësirën ruajtëse prej 128GB dhe varianti dytësor me procesorin Snapdragon 653, RAM memorie të kapacitetit 4GB dhe hapësirën ruajtëse prej 64GB.

Pajisja pritet të fuqizohet nga një sistem i intelegjencës artificiale i njohur si Find OS. Lansimi i këtij telefoni thuhet se do të ndodhë në gjysmën e parë të këtij viti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat