Super-skandali: A do të arrestohet bosi i 'Samsung'? Gjykata merr vendimin

Mobile

Super-skandali: A do të arrestohet bosi i 'Samsung'? Gjykata merr vendimin

Më: 19 janar 2017 Në ora: 08:45
Jay Y Lee

Gjykata e lartë në Korenë e Jugut ka marrë më në fund vendimin mbi bosin e Samsung-ut duke refuzuar kërkesën e prokurorëve për të nxjerrë një urdhër arresti për Lee Jae-Yong.

Gjykatësit vendosën ketë mëngjes se nuk ka pasur arsye të mjaftueshme për të arrestuar zotin Lee mbi akuzat e ryshfetit, përvetësim dhe dëshmi të rreme.

Rasti në fjalë  është i lidhur me skandalin masiv që çoi në shkarkimin e presidentes së vendit , Park Geung-hye, shkruan “BBC”.

Zoti Lee, i njohur gjithashtu si Jay Y Lee, është marrë në pyetje për më shumë se 20 orë në zyrën e prokurorit në Seul javën e kaluar.

Ai është aktualisht nënkryetar i “Samsung Electronics”, pasi babai i tij, Lee Kun-hee, pësoi një atak në zemër në vitin 2014 dhe konsiderohet de facto si bosi i të gjithë konglomeratit “Samsung Group’.

Samsung është akuzuar për dhënien e donacioneve për fondacione jofitimprurëse që drejtohen nga një mikeshë e zonjës Park, në këmbim të favoreve qeveriatare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat