Galaxy S6, Note 5, A3, A8 me Android Nougat në gjashtë mujorin e parë të 2017

Mobile

Galaxy S6, Note 5, A3, A8 me Android Nougat në gjashtë mujorin e parë të 2017

Më: 19 janar 2017 Në ora: 18:52
ilustrim

Samsung filloi të nxirrte Android 7.0 Nougat për Galaxy S7 dhe S7 Edge, që nga data 17 Janar. Me përditësimin më të ri madhor të Samsung sjell funksionalitete të reja, të përditësuara dhe të përmirësuara.
 

Por kompania gjithashtu po planifikon që të mbajë disa nga pajisjet e tyre të vjetra të përditësuara.

Ndërkohë që Samsung mund të shtojë më shumë pajisje në planet e tyre, këto janë disa nga tabletat dhe telefonat e parë të listuar:

Galaxy S6
Galaxy S6 Edge
Galaxy Note 5
Galaxy Tab A me S Pen
Galaxy Tab S2 (LTE të zhbllokuar)
Galaxy A3
Galaxy A8

Samsung thotë se planifikojnë për të bërë Nougat të disponueshëm në këto pajisje “brenda gjysmës së parë të këtij viti,” por nëse telefoni juaj apo tableti nuk është i zhbllokuar, juve do ju duhet që shërbimi juaj telefonik të miratojë përditësimin Android 7.0. (PCWorld Albanian)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat