Nokia po vjen me një super telefon dhe tabletin me 18.4 inç!

Mobile

Nokia po vjen me një super telefon dhe tabletin me 18.4 inç!

Më: 23 janar 2017 Në ora: 18:58
Nokia

Nokia hyri sërish në tregun e telefonave mobil me modelet e saj të reja të cilat i prezantoi në CES 2017.

Siç mund ta dini, me modelin e saj të fundit – Nokia 6, kompania finlandeze ka pasur sukses të jashtëzakonshëm, pasiqë e ka shitur gjithë sasinë për një minutë, pas ofrimit të telefonit online.

Por sot ka edhe një lajm tjetër të madh nga Nokia. Sipas raporteve të fundit thuhet se kompania është duke përgatitur një model të ri premium të telefonit si dhe një tablet me ekran masiv.

Tableti i ri i Nokia-së thuhet se do të jetë me diagonalen prej 18.4-inç me ekranin në 1440p dhe procesorin e ri dhe të fuqishëm nga Qualcomm – Snapdragon 835. Specifikat tjera që pritet të vijnë me këtë tablet janë si mëposhtë:

Ekrani: 18.4-inç me 2560×1440 piksel

4GB RAM
64GB memorie të brendshme
Procesori: 2.2GHz Octa-Core Qualcomm Snapdragon 835
Qualcomm Adreno 540 GPU
Kamera kryesore me 12MP LED flash
Kamera e pasme me 12MP
Android Nougat me Android FIH Edition
4G LTE, Wi-Fi, Bluetooth, Compass, GPS, NFC
Një SIM kartelë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat