Samsung së shpejti vjen me rivalin e iPad

Mobile

Samsung së shpejti vjen me rivalin e iPad

Më: 1 shkurt 2017 Në ora: 17:48
Samsung

Një faqe koreane ka thënë se Samsung po e bën gati rivalin e tabletit të famshëm të Apple, iPad. Sipas këtyre burimeve thuhet se tableti i Samsung do të lansohet më 26 shkurt, një ditë para lansimit zyrtar të telefonit premium të LG – G6.

Sipas gjitha gjasave, Samsung do ta lansojë modelin e ri të tabletit të saj – Galaxy Tab S3.

Galaxy Tab S3 thuhet se do të vijë në dy variante – me versionin LTE  dhe opsionin tjetër vetëm me Wi-Fi. Madhësia e ekranit për të dyja modelet do të jetë me 9.6-inç në 2048 x 1536 piksel në Qualcomm Snapdragon 820.

Kamera e pasme e tabletit do të ofrohet me 12MP, ajo e përparme do të ofrojë 5MP, ndërsa RAM memorie pritet të vijë me 4GB. Çmimi  pritet të sillet rreth 608 dollarëve, kështuqë nuk do të jetë i lirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat