Snapchat është një biznes i cili zhduk jo vetëm mesazhet por edhe paratë

Mobile

Snapchat është një biznes i cili zhduk jo vetëm mesazhet por edhe paratë

Më: 5 shkurt 2017 Në ora: 13:24
Snapchat

Gjatë aplikimit pë të hyrë në bursë, Snapchat zbuloi disa informacione të rëndësishme rreth fuqisë financiare dhe numrit të përdoruesve.

Ironikisht kompania e cila njihet gjerësisht si platforma e komunikimit ku mesazhet zhduken, këtë efekt duket ta ketë edhe tek paratë.

Në 2016-ën snap humbi 515 milion dollar një rritje nga 373 milion dollar në vitin e kaluar. Por lajmi i mirë është se kompania tashmë ka ndërtuar një model reklamimi prej të cilit pritet të gjenerojë të ardhura.

Ndërsa është e pazakontë që një firmë e re teknologjike të humbasë para, për Snap ishte parashikuar një rezultat i tillë financiar. Për më shumë ju ftojmë ti hidhni një sy infografikut të mëposhtëm. (PCWorld Albanian)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat