Në pritje të Samsung Galaxy S8, mësohet çmimi jozyrtar

Mobile

Në pritje të Samsung Galaxy S8, mësohet çmimi jozyrtar

Më: 8 shkurt 2017 Në ora: 09:09
Samsung Galaxy S8

Ky telefon është duke u pritur me muaj, andaj nuk është çudi që çdo ditë arrijnë risi që lidhen me të.

Definitivisht të gjitha karakteristikat e tij do t’i mësojmë më 31 mars, kur është paralajmëruar të bëhet prezantimi zyrtar, ndërsa ajo që tani u bë e ditur është çmimi sa do të kushtojë.

Sipas disa informacioneve jozyrtare nga Koreja e Jugut, Samsung në tregun aziatik do t’i ofrojë vetëm modelet që posedojnë RAM memorien prej 6GB.

Image
Kështu do të duket Samsung Galaxy S8

Blerësit do të duhet të zgjedhin modelet me memorie të brendshme me 64 GB dhe 128 GB, ndërsa çmimi do të jetë rreth 885 dollarë (827 euro) për atë me 64 GB, kurse 943 dollarë (881 euro) për atë me 128 GB.

Në tregun evropian dhe në pjesën tjerë të botës, Samsung do të plasojë dy modele të reja me 4 dhe 6 GB RAM.

Informacionet për çmimin për këto tregje ende s’janë bërë të ditura zyrtarisht, por sipas disa burimeve të afërta me prodhuesin e këtij telefoni të mençur ai pritet të kushtojë rreth 850 euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat