Përdorni iPhoneë Kujdes me këto gabime sepse dëmtoni baterinë!

Mobile

Përdorni iPhoneë Kujdes me këto gabime sepse dëmtoni baterinë!

Më: 9 shkurt 2017 Në ora: 21:55
Ilustrim

Bateria e telefonit është më e rëndësishmja në një telefon, ndaj duhet të bëni disa hapa për ta mbrojtur atë vazhdimisht.

Aplikacionet që përdorim dita-ditës shtohen, ashtu siç shtohen edhe orët që kalojmë me telefon në dorë. Si pasojë e kësaj ne detyrohemi të mbajmë gjithmonë me vete karrikues dhe të kërkojmë për prizë në çdo vend që shkojmë.

Më poshtë janë disa hapa që duhet të ndjekin përdoruesit e telefonave iPhone për jetëgjatësinë e batërisë së tyre. Mund të jenë këshilla që i keni dëgjuar edhe më parë, por ka ardhur koha edhe t’i zbatoni.

Ulni dritën e ekranit- Ekrani shpenzon një pjesë të mirë të baterisë, kështu që sa më i errët aq më “ekonomik”.

Mos e lini hapur Bluetooth, GPS dhe WiFi kur nuk është e nevojshme.

Nëse nuk keni karrikues me vete dhe nuk dëshironi që telefoni të fiket mbyllni opsionin e internetit 3G, 4G, LTE. Mund të mos keni internet për pak, por të paktën do të keni telefon.

Mbyllja automatike e telefonit– Shkoni në Settings ->General ->Auto lock dhe minimizoni kohën e kyçjes së ekranit.

Minimizoni njoftimet– Në Settings ->Notifications zgjidhni nga cilat aplikacione dëshironi të informoheni. Sepse sa më shumë të ndizet dhe fiket ekrani aq më shumë bateri harxhohet.

Zbuloni aplikacionet që harxhojnë më shumë bateri– Në Settings ->Battery ->Usage ->Battery Usage do të shikoni se sa bateri harxhohet në bazë të çdo aplikacioni.

Më pas vendosni se sa kohë do të kaloni në secilin prej tyre, ose cilin nuk duhet të përdorni kur nuk keni shumë bateri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat