Samsung shpërblen konsumatorët e saj të telefonave me nga 256GB

Mobile

Samsung shpërblen konsumatorët e saj të telefonave me nga 256GB

Më: 10 shkurt 2017 Në ora: 08:59
Samsung Galaxy

Nëse jeni në dilemë se cilin telefon duhet të bleni këto ditë, Samsung ka një ofertë të volitshme për ju: një kartelë microSD me kapacitet 256GB e cila vjen pa pagesë nëse bleni një Galaxy S7 Edge ose Galaxy S7.

Kjo kartelë e memories përndryshe shitet nga Samsung me një çmim prej 259 dollarëve.

Pasi që Galaxy S8 pritet të lansohet në fund të muajit mars, është e arsyeshme që Samsung dëshiron të shes sa më shumë njësi të S7. Poashtu, pas dështimit me Galaxy Note 7, pak nga kujdesi për konsumatorët mund të rris simpatinë ndaj kompanisë.

Sipas Samsung, kartela me 256GB është ideale për inçizim të videove në 4K.

Oferta vlen vetëm për një javë dhe përfshin vetëm konsumatorët amerikan. Data e fundit kur mund të bëhet porosia e kësaj oferte është 14 shkurti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat