Celularët e ardhshëm të Apple do të karikohen përmes wirelessit

Mobile

Celularët e ardhshëm të Apple do të karikohen përmes wirelessit

Më: 10 shkurt 2017 Në ora: 21:09
Ilustrim

Duket se celularët e Apple prej këtij viti do të mund të karikohen edhe përmes wirelessit.

MacRumors siguroi një shënim nga analisti i KGI Securities, Ming-Chi Kuo, i cili shkruan se Apple është duke zhvilluar veçori të karikimit me wireless për tre iPhone që pritet të lansohen këtë vit.

Kuo nuk thotë saktësisht se si Apple po planifikon të fusë karikimin me wireless.

Kompania tashmë përdorë karikimin me wireless në Apple Watch, kështu që është shumë e mundur që të shohim diçka të tillë edhe në iPhone.

Kuo më herët pati thënë se pret që Apple të lansojë tre modele të ndryshme të iPhone.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat