Galaxy S8 lansohet muajin e ardhshëm në dy madhësi

Mobile

Galaxy S8 lansohet muajin e ardhshëm në dy madhësi

Më: 12 shkurt 2017 Në ora: 08:28
Galaxy S8 i Samsung

Galaxy S8 i Samsung më në fund do të prezantohet në një ngjarje të veçantë në Nju Jork.

Celulari i ri do të tentojë të rregullojë dëmin e bërë nga celulari Galaxy Note 7, të cilin kompania u detyra ta tërhiqte pas problemeve me bateri që shpërthenin.

Celulari i ri do të vijë në dy madhësi, që të dyja me ekrane të lakuara, thuhet sipas Wall Street Journal.

Celulari i ri pritet të braktisë butonin kryesor dhe në vend të tij të fusë një sensor të gishtit dhe një skaner syri për ta hapur celularin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat