Kjo pritet të jetë emblema e asistentit digjital të “Samsung”

Mobile

Kjo pritet të jetë emblema e asistentit digjital të “Samsung”

Më: 12 shkurt 2017 Në ora: 20:32
Ilustrim

Një nga funksionalitetet kryesorë të telefonit të ardhshëm të “Samsung”, “Galaxy S8”, është asistenti digjital i ri, që thuhet se quhet “Bixby” ose “Bix”.

Ndërkohë që detajet për këtë asistent janë ende të paketa, “Neowin” ka zbuluar një aplikim për markë të bërë në Rrjetin Evropian të Markave dhe Dizajnit nga “Samsung” për një emblemë “B” që mund të jetë ikona për inteligjencën artificiale “Bixby” shkruan “PCWorld”.

Aplikimi thotë se emblema është “për softuer kompjuterik ndërveprues që lejon shkëmbimin e të dhënave,” përshkrim i cili i përshtatet një asistenti digjital.

“Neowin” gjithashtu thotë se emblema mund të stilohet sipas numrit 8, që i përshtatet markës së S8-ës.

“Galaxy S8” pritet që të debutojë në fund të marsit dhe supozohet që rreth kësaj data do të mësojmë edhe më shumë rreth “Bixby”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat