Telefonat e palosshëm të Samsungut po vijnë

Mobile

Telefonat e palosshëm të Samsungut po vijnë

Më: 13 shkurt 2017 Në ora: 10:14
Samsungu

Edhe pse nuk do ta shohim Galaxy S8 në Kongresin Botëror të Celularëve të këtij viti, raportohet se gjiganti Samsung mund t'i prezantojë smartfonët e tij të palosshëm partnerëve të vet.

Në raportin e ri thuhet se Samsung mund të mos i lansojë smartfonët e palosshëm deri në vitin e ardhshëm, me prodhim masiv duke filluar nga gjysma e dytë e vitit 2018. Arsyeja kryesore për vonesën thuhet se është për shkak të çështjes teknike e cila përfshin komponentin kryesor të smartfonëve të palosshëm.

Një burim i afërt me kompaninë ka thënë se "ndërsa shtresat PI të ekraneve janë duke u prodhuar në një vëllim të madh aktualisht, prodhimi masiv i kornizave nga plastika me bazë të shtresave PI e me cilësi të lartë nuk priten të vijnë deri në gjysmën e parë të vitit 2018".

Edhe nëse kompania koreane zgjedh që t'i prezantojë smartfonët e palosshëm në Kongresin Botëror të Celularëve (MWC 2017), ata do të jenë prototipet e parakohshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat