Mbushësi i iPhone 8 do të vij me wireless

Mobile

Mbushësi i iPhone 8 do të vij me wireless

Më: 14 shkurt 2017 Në ora: 13:03
iPhone, ilustrim

Sistemi mbushës mund të jetë plotësisht me wireless dhe të punoj nga xhepi i përdoruesit.

Apple i është bashkuar grupit të biznesit për mbushës me wireless, duke dërguar kështu edhe tek thashethemet se iPhone i ri do të përmbaj teknologji të re.

Thashethemet kanë përmendur me vite që Apple është duke kërkuar zhvillimin e teknologjisë, gjë që heq kabllot mbushëse. Por kjo nuk është paraqitur asnjëherë në produktet e tyre të mëparshme, përveç orës Apple.

Por iPhone 8 që pritet të publikohet këtë vit, ndoshta do të sjell teknologjinë në mënyrën se si është përfolur deri tani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat