iPhone 8 me bateri shumë më të mirë se iPhone 7

Mobile

iPhone 8 me bateri shumë më të mirë se iPhone 7

Më: 15 shkurt 2017 Në ora: 07:35
iPhone 8

Apple pritet të bëjë një sërë ndryshimesh në iPhone 8 dhe 8 Plus. Pajisjet do të marrin një dizajn plotësisht të ri në krahasim me modelet ekzistuese.

Sipas një raporti të ri, iPhone i ardhshëm me 4.7 inç do të ketë bateri më të madhe se modeli aktual, iPhone 7. Lajmi vjen nga analisti Ming-Chi Kuo nga kompania KGI Securities.

“Pasi që iPhone i ardhshëm pritet të ketë ekran OLED, është e mundur që kjo pajisje të ketë bateri me jetëgjatësi më të mirë. Panelet OLED janë më efikase në ruajtjen e energjisë se panelet LCD.” – ka deklaruar Kuo.

iPhone 7 ka bateri të kapacitetit prej 1,969 mAh. Kështu, nëse iPhone 8 vjen me bateri prej 2,700 mAh kjo do të sjellte përmirësime të dukshme në jetëgjatësinë e baterisë dhe në performancën e përgjithshme të pajisjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat