Zyrtare, Galaxy S8 zbulohet më 27 shkurt

Mobile

Zyrtare, Galaxy S8 zbulohet më 27 shkurt

Më: 16 shkurt 2017 Në ora: 12:49
Samsung Galaxy

Samsung do të njoftojë datën zyrtare të lançimin të Galaxy S8 më 27 shkurt.

Drejtori i komunikimit celular në Samsung ka bërë të ditur se lançimi zyrtar i telefonit do të shpallet zyrtarisht në Kongresin Botëror Mobile.

Kompania ka rezervuar një ngjarje mediatike përgjatë MWC, mirëpo Galaxy S8 nuk do të zbulohet aty, edhe pse sipas disa raporteve thuhet se kompania me këtë rast do të tregojë një video reklamuese një minutëshe të pajisjes.

Bazuar në ato që kemi dëgjuar deri më tani, Galaxy S8 do të bëhet zyrtar në një ngjarje që do të mbahet në Nju Jork më 29 mars, dhe do të dalë në shitje më 21 prill.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat