BlackBerry akuzon Nokia-n për shkelje të patentave

Mobile

BlackBerry akuzon Nokia-n për shkelje të patentave

Më: 16 shkurt 2017 Në ora: 23:55
ilustrim

Një tjetër betejë patentash e cila mori jetë ditën e sotme sillet rreth rrjeteve 4G.

Firma kanadeze thotë se transmetuesit e Nokia dhe softuerët përdorin pronësinë intelektuale të saj. Nokia reagoi menjëherë duke thënë: “Jemi në dijeni të padisë, do studiojmë akuzat dhe marrim masat e duhura për të mbrojtur të drejta tona.”

BlackBerry është në kërkim të një dëmshpërblimi financiar dhe jo të ndalojë Nokia-n nga përdorimi i 11 patentave raportoi ARS Technica. Padia thotë se Nokia ishte në dijeni të shkeljeve dhe ishte përpjekur më parë ti blinte nga BlackBerry.

Hera e fundit që dy kompanitë u përplasën ishte 2012-ta kur Nokia kishte kërkuar ndalimin e shitjeve të telefonave BlackBerry në SHBA, Britani dhe Kanada.

Sot dy kompanitë nuk prodhojnë më telefona por licencojnë patentat e tyre tek prodhuesit e tjetër të njohur si Apple dhe Samsung. /PCWorld Albanian

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat