Në shitje telefoni i kuq i Hitlerit

Mobile

Në shitje telefoni i kuq i Hitlerit

Më: 18 shkurt 2017 Në ora: 15:47
Telefoni

Telefoni i liderit nazist Adolf Hitler këtë fundjavë do të nxirret në ankand në SHBA, ku çmimi fillestar do të jetë 100 mijë dollarë.

Bill Panagopulos nga shtëpia e Ankandit "Alexander Historical Auctions" në qytetin Chesapeake City, në shtetin amerikan Maryland, theksoi se trupat sovjetike telefonin ia dhanë oficerit britanik Ralph Rayner.

Panagopoulos tha se djali i Raynerit ka vendosur që të shesë telefonin i cili mban simbolin e Partisë Naziste dhe emrin e Hitlerit. Përveç kësaj, ai tha se Hitleri përmes këtij telefoni ka urdhëruar masakrat, dhe se blerësi mund ndajë deri në 300 mijë dollarë për të.

Ai shtoi se telefoni ka marrë emrin "arma për shkatërrimin në masë" dhe me të janë vrarë mbi një milion njerëz. Thuhet se Hitleri e ka përdorur telefonin në shtab edhe gjatë udhëtimeve.

Vitin e kaluar, kopja e librit të Hitlerit "Mein Kamfp" është shitur në të njëjtën shtëpi të Ankandit për 20.655 dollarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat