Apple po i heq butonat fizik prej iPhone 8

Mobile

Apple po i heq butonat fizik prej iPhone 8

Më: 19 shkurt 2017 Në ora: 20:32
iPhone

Apple është më afër se kurrë në sjelljen e telefonit pa pullën fizike ‘home’. Sipas raporteve të fundit, kompania do të sjell tre telefona ne 2017, duke përfshirë edhe modelin iPhone 8 me ekran OLED, pa pulla fizike në anën frontale.

Ky model pritet të ketë ekran prej 5.8 inç prej të cilës 5.15 inç do të jetë zona e ekranit ndërsa pjesa tjetër do të shërbejë si zonë e funksionimit, sugjeron një raport i ri.

Sipas firmës hulumtuese KGI, iPhone i ardhshëm do të vijë me “teknologji biometrike që do të zëvendësojnë teknologjinë e gjurmëve të gishtërinjëve.”

Ende nuk dihet se cilat teknologji tjera do të përdoren nga kompania. Së fundmi, Apple ka arritur marrëveshje me Samsung Display për furnizimin me 60 milion ekrane OLED.

Sipas KGI, iPhone i ardhshëm do të kushtoj rreth 1000 dollarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat