HTC mund të jetë afër shfaqjes së telefonit që më parë është njohur si HTC One X10. Dikush me një llogari në Weibo ka postuar pamjet e pajisjes, që tregojnë dy anët e telefonit, i cili do të mund të lansohet së shpejti si pasardhës i One X9.
Fotot tregojnë se ana frontale e X10 duket ngjashëm me atë të One X9, me pullat në pjesën e poshtme të pajisjes.
Megjithatë, pjesa e pasme e One X10 duket mjaft ndryshe, pasi që ka një sensor të gjurmëve të gishtërinjëve poshtë kamerës.
Thashethemet e mëhershme supozojnë se One X10 do të ketë ekran të madhësisë prej 5.5 inç me rezolucion prej 1080×1920 pikselëve, RAM memorie prej 3GB dhe hapësirë ruajtëse prej 32GB.
One X10 pritet të ketë procesorin MediaTek MT6795 që punon më kapacitet prej 2.2 GHz.
Pajisja e re nga HTC pritet të ketë edhe kamerën kryesore prej 16.3MP dhe kamerën dytësore me 7.9MP.
Lansimi zyrtar i One X10 pritet të ndodhë në konferencën e këtij viti MWC në Barcelonë.