Spectacles të Snapchat tani mund të blihen për 130 dollarë

Mobile

Spectacles të Snapchat tani mund të blihen për 130 dollarë

Më: 22 shkurt 2017 Në ora: 07:40
Syzet Spectacles

Kompania amë e Snapchat, Snap, pak kohë më parë ka lansuar një produkt intrigues – syzet Spectacles që mund të inçizojnë video 10-sekondëshe.

Produkti ka qenë i vështirë për t’u blerë, mirëpo me kalimin e kohës është bërë i gatshëm për një numër të limituar të entuziastëve. Deri sot.

Prej 20 shkurt, Spectacles mund të blehen nga dyqani online i Snap, për 129.99 dollarë, dhe vijnë në tri ngjyra – korale, të zezë dhe të kaltër. Pakoja përfshin kutinë mbushëse dhe kabllon.

Fatkeqësisht, dërgesa merr prej 2 deri në 4 javë dhe për momentin, pajisja është e gatshme vetëm në SHBA. Syzet janë shumë të lehta për t’u përdorur – shtypni pullën për të filluar xhirimin e snap-it 10-sekondësh. Një dritë ndezet dhe fiket, për të ju treguar se jeni duke xhiruar. Kur të përfundon xhirimi, Snap-i i bërë shtohet automatikisht përmes lidhjes ‘wireless’ në Memories në Snapchat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat