Google Pixel 2 dhe Pixel XL heqin portin e kufjeve?

Mobile

Google Pixel 2 dhe Pixel XL heqin portin e kufjeve?

Më: 8 mars 2017 Në ora: 12:50
Google Pixel dhe Pixel XL përmbajnë portin e dëgjuseve 3.5mm, mirëpo pasardhësi i tyre mund të mos e ketë atë.

Sipas një raporti të ri të pa konfirmuar ky do të jetë rasti me telefonin e ri, bazuar në një ‘dokument të brendshëm nga Google.’ Natyra e këtij dokumenti nuk është ndarë me publikun pasi që do të mund të rrezikonte burimin e informatës.

Raporti bën të ditur se në këtë document, gjuha e përdorur bën të nënkuptohet se ky port nuk do të jetë pjesë e pajisjes. Kështu, duket se Google tashmë e ka marrë këtë vendim.

Kështu, është e mundur që kjo do të ndodhë, mirëpo ekziston një shansë e vogël që dokumenti është më i vjetër dhe strategjia ka ndryshuar. Do të ishte ironike nëse Google largon portin e dëgjuseve pasi që vet ka qenë kritikuese ndaj veprimit të njejtë nga Apple.

Sipas spekulimeve të kaluara, Pixel 2 dhe Pixel 2XL do të jenë pajisje ‘premium’ me fokus në fotografi, procesorin Snapdragon 835 dhe ndoshta rezistencë ndaj ujit dhe pluhurit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat