WhatsApp në kërkim të të ardhurave, teston një urë komunikimi mes bizneseve dhe konsumatorëve

Mobile

WhatsApp në kërkim të të ardhurave, teston një urë komunikimi mes bizneseve dhe konsumatorëve

Më: 9 mars 2017 Në ora: 15:30
WhatsApp

WhatsApp, aplikacioni i njohur i komunikimit në pronësi të Facebook përdorur nga mëse 1 miliard përdorues në mbarë botën, po teston një sistem nëpërmjet të cilit bizneset mund të komunikojnë direkt me përdoruesit raportoi agjensia e lajmeve Reuters.
 

Testimet të cilat po kryhen me disa kompani të cilat janë pjesë e inkubatorit Y Combinator, janë një sinjal i rëndësishëm i cili hedh dritë mbi planet e WhatsApp për të ardhmen.

Që prej tre vitesh WhatsApp nuk ka zhvilluar asnjë model biznesi pasi Facebook e bleu për 19 miliard dollar.

Një burim potencial të ardhurash është padyshim dëshira e bizneseve për të kontaktuar me konsumatorët. Sipas dokumenteve të Reuters kompania i trembet një spam-i të mundshëm.

Për këtë WhatsApp ka filluar një anketë me të cilën do të masë deri në çfarë pike përdoruesit pranojnë të kenë komunikim me bizneset.

Jo më larg se muajin e kaluar, WhatsApp nënshkroi një marrëveshje me Y Combinator, një startup i cili ofron trajnime dhe këshillim për startupet të cilat tregojnë potencial.

Pjesë e këtij inkubatori kanë qenë edhe Dropbox e Airbnb. /PCWorld Albanian

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat