Google përditëson Allo, integron Android Auto

Mobile

Google përditëson Allo, integron Android Auto

Më: 11 mars 2017 Në ora: 09:04
Allo

Allo supozohej të ishte një aplikacion i cili do të unifikonte komunikimin në Android por mesa duket jo.

Me përmirësimet e fundit si integrimi i asistentit virtual të Google dhe emoji-t e reja të animuara, Google ka shtuar një risi të fundit: mbështetjen për Android Auto.

Është për tu habitur pse Google priti kaq shumë për integrimin e Android Auto. Tashmë përdoruesit e Allo mund të dërgjojnë dhe përgjigjen mesazheve ndërsa drejtojnë makinën e tyre.

Kur një mesazh i ri mbërrin, drejtuesit mund ta shohin në ekran, ta dëgjojnë e të kthejnë përgjigje të formatuara paraprakisht.

Përditësimi ka filluar të dërgohet në Play Store. Nëse akoma nuk ka mbërritur tek ju, atëherë ju ftojmë ta shkarkoni nga APKMirror

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat