Shitje rekorde të LG G6

Mobile

Shitje rekorde të LG G6

Më: 13 mars 2017 Në ora: 00:11
LG G6

LG G6 ka dalur në shitje dje në shtetin amë të kompanisë, Korenë jugore dhe tani kemi detajet mbi shifrat e shitjes në ditën e lansimit.

Sipas një raporti nga vendi, kompania ka arritur të shesë 20,000 njësi të telefonit në ditën e parë të shitjes.

Nëse bëjmë krahasim, del se telefoni i ri ka pasur sukses më të madh se paraardhësi i tij, LG G5, i cili është shitur në 15,000 njësi në ditën e parë të lansimit.

LG ka marrë mbi 40,000 porosi për G6 vetëm në Korenë jugore. Sa i përket tregjeve tjera, telefoni do të debutojë në Izrael më 22 mars ndërsa në tregun australian më 28 mars. Pajisja poashtu mund të para-porositet në Britani të madhe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat