Vertu i shitet milionerit turk

Mobile

Vertu i shitet milionerit turk

Më: 14 mars 2017 Në ora: 19:09
Vertu

Vertu është brend i njohur për krijimin e telefonave me dizajn të jashtëzakonshëm dhe me çmime më të larta.

Tash kompania ka ndërruar pronarin për herë të tretë, ndërsa pronar i ri është Hakan Uzan, milioneri turk në ekzil, i cili aktualisht është në kërkesë për azil në Francë.

Hakan Uzan është bërë pronari i ri i kompanisë Vertu pasi ka paguar 50 milionë funta, përkatësisht 61 milionë dollarë pronarit të mëhershëm, kompanisë Godin Holdings.

Ndryshe, Uzan njihet si person kontrovers jo vetëm për shkak të veprimeve politike, por edhe të proceseve gjyqësore kundër kompanive Nokia dhe Motorola.

Kompania Vertu nuk po tregon rezultate të mira në tregun e telefonave të mençur kohëve të fundit, andaj mbetet se si do të kalojë me pronarin e ri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat