10 risitë në Samsung Galaxy S8 dhe S8+

Mobile

10 risitë në Samsung Galaxy S8 dhe S8+

Më: 15 mars 2017 Në ora: 12:00
Samsung Galaxy

Adhuruesit e telefonave me sistem operativ Android brenda dy javëve do të kenë mundësi të shohin telefonin më të mirë në treg me këtë sistem operativ, Samsung Galaxy S8 dhe S8 Plus.

Jo zyrtarisht, janë shpalosur tiparet dalluese që do ti kenë këto pajisje. Këto tipare janë:

Dizajni

Telefonat e ri nga Samsung Galaxy S8 dhe S8+ do të largojnë butonin fizik Home dhe pjesa e poshtme që deri tash gjendej ky buton do të jetë ekran. Pra ky do të jetë telefoni me sipërfaqen më të madhe të mbuluar me ekran.

Rezolucioni

Siç raportohet, të dy modelet do të vijnë me rezolucion WQHD+ me 2960x2400 piksel.

Ekran i lakuar në të dyja modelet

Për dallim nga modelet e mëparshme, të dyja modelet Galaxy S8 dhe S8+ do të kenë ekran të lakuar.

Iris skaner

Risi në këto modele është edhe skaneri Iris i cili mundëson hapjen e telefonit përmes skanimit të syve.

Kamera të përmirësuara

Për dallim nga Galaxy S7 dhe Note 7, kamera vjen e përmirësuar me me sistem Dual Pixel me kamerën e pasme me 12 dhe atë të përparme me 8 MP e cila pritet të përmirësohet për fotografi me ndriçim të ulët.

Modi Desktop

Kur ta lidhni me kompjuter, ky telefon do të shndërrohet në një kompjuter në cilin mund të punoni në ekran të madh dhe do të përkrahë multitasking.

Procesor të ri

Galaxy S8 dhe S8+ do të fuqizohen me procesorët 10 nm të gjeneratës së re, transmeton Express. Në tregun në SHBA, këto pajisje do të kenë procesorin Qualcomm’s Snapdragon 835, ndërsa modelet ndërkombëtare do të vijnë me procesorin Samsung Exynos 8895.

Modi Bishë

Nëse jeni të etur për performancë, këto modele do të kenë opsionin Beast mode i cili do të japë performancë maksimale por që në këtë rast do të sakrifikoni baterinë.

Jetëgjatësi e përmirësuar e baterisë

Modeli Galaxy S8 vjen me baterinë e re 3,000 mAh, ndërsa modeli Galaxy S8+ vjen me baterinë 3,500 mAh. Jetëgjatësia e baterisë është përmirësuar falë procesorit të 10 nm të gjeneratës së re i cili shpenzon dukshëm më pak energji.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat