Samsung Z4 arrin me sistemin Tizen 3.0

Mobile

Samsung Z4 arrin me sistemin Tizen 3.0

Më: 16 mars 2017 Në ora: 17:56
Samsung

Kanë kaluar shumë kohë për të pasur informacione të reja për sistemin operativ të telefonit Samsung, Tizen.

Samsung është duke punuar për të përmirësuar Tizen 3.0, ndërsa telefoni i parë me këtë sistem operativ është afër publikimit zyrtar, me arsyetimin se ai për këtë ka fituar certifikatën FCC, transmeton KosovaPress. Telefoni me numër të modelit SM-Z400F, i cili duhet të ketë emrin komercial Samsung Z4, do të ketë platformën Tizen 3.0.

Megjithatë, përveç kësaj, listimi FCC nuk zbulon tepër informacione për pajisjen. Ajo që është e sigurt për momentin se është në përgatitje versioni i telefonit  dual-SIM , i cili do të mbajë numrin e modelit SM-Z400DS. Samsung ende nuk është prononcuar lidhur me këtë informacion për këtë telefon, ashtu që nuk është e njohur se kur telefoni do të mund të prezantohej.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat