Samsung Galaxy S8 do të mund të incizojë video në 1000 fps

Mobile

Samsung Galaxy S8 do të mund të incizojë video në 1000 fps

Më: 17 mars 2017 Në ora: 14:53
Samsung Galaxy

Kamera e telefonit Samsung Galaxy S8 do të jetë në gjendje të xhirojë video në 1000 fps, gjë e cila do të jetë njëra nga përditësimet më të mëdha, të cilat kompania i ka bërë për kamerën e telefonit të tij.

Të gjitha raportet e deritanishme bëjnë të ditur se telefoni do të ketë kamerën kryesore prej 12 megapiksel. Ka shumë mendime se kjo është kamera e njëjtë, të cilën Samsung e përdor te Galaxy S7. Megjithatë, sipas raportit më të ri, kamera do të ketë disa përmirësime.

Samsung bëhet e ditur se do të shtojë DRAM si buffer memorie në vetë sensorin e kamerës, gjë e cila do të mundësojë që kamera të xhirojë video në 1000 fps. Ky është sistem i ngjashëm ashtu sikurse ka vepruar Sony me Xperia XZ Premium. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat