HTC përgatit Desire 650 Dual SIM me çip MediaTek

Mobile

HTC përgatit Desire 650 Dual SIM me çip MediaTek

Më: 17 mars 2017 Në ora: 20:00
HTC

Kompania HTC për datën 20 mars ka paralajmëruar diçka të re, ndërsa sinjalizuesi i popullarizuar @LlabTooFeR sugjeron se kompania do të prezantojë modelin Desire 650 Dual SIM, i cili dallon nga modeli aktual Desire 650.

Desire 650 Dual SIM do të jetë pajisje ODM, që do të thotë se dikush e prodhon për HTC dhe do të ketë softuerin Sense 8.3. Telefoni do të jetë i pranishëm vetëm në variantin Dual SIM, ndërsa do të ketë çipin MediaTek, derisa Desire 650 origjinal nga mesi i vitit 2016 ka përdorur Snapdragon 400.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat