Zbuloni 10 specifikat kryesore mes telefonave Galaxy S8 dhe S8+

Mobile

Zbuloni 10 specifikat kryesore mes telefonave Galaxy S8 dhe S8+

Më: 18 mars 2017 Në ora: 08:29
Galaxy S8 dhe S8+

Të apasionuarit pas telefonave duhet të presin dhe të paktën 6 muaj për të pasur në dorë modelin më të ri të Apple, Iphone 8. Por nëse për Iphone 8 duhet edhe disa muaj për telefonat Galaxy S8 dhe S8+ do të duhen më pak se dy javë nga prezantimi zyrtar. “BGR” ka përmbledhur dhjetë specifikat më të veçanta të pajisjeve të ardhshme të linjës Galaxy S8 nga Samsung.

Dizajni
Dy telefonat e rinj të Samsungut do të kenë dizajn elegant dhe impresiv. Butoni kryesor do të zhduket nga pjesa e përparme dhe kornizat do të jenë edhe më të holla. Si rezultat, S8 do të ketë më shumë hapësirë që do të përdoret si ekran i ndjeshëm në prekje.

Madhësitë e ekranit
Përveç faktit që Galaxy S8 dhe Galaxy S8+ do të ketë më shumë hapësirë të ndjeshme në prekje, ata po ashtu do të jenë më të mëdhenj në krahasim me pajisjet rivale. Telefoni më i vogël S8 do të ketë ekran 5.8-inç, që është më i madh se iPhone 7 që ka ekran 4.7-inç dhe S8+ do të ketë ekran masiv 6.2-inç që do të jetë më i madh se iPhone 7 Plus 5.5-inçësh.

Rezolucioni i ekranit
Përpos që tashmë dihet se dizajni do të jetë i mrekullueshëm dhe ekranet do të jenë më të mëdha, Samsungu në pajisjet e reja do të përfshijë rezolucion më të lartë. 2960×2400 janë shifrat e pikselëve që do të jenë në pajisjet e reja të Samsungut.

Ekranet e lakuara në të dy modelet
Samsung Galaxy S8 dhe S8+ do të kenë ekrane Super AMOLED të lakuara në të dy anët.

Skaneri i syve
Një veçori e re do të vijë në linjën Galaxy S8 dhe ajo është skaneri i syrit, që tashmë ishte përfshirë në pajisjen e dështuar Note 7. Përdoruesit e Samsung Galaxy S8 dhe S8+ do të mund të hapin telefonin me vetëm një skanim të shkurtër të syrit.

Kamerat e përditësuara
Linja e kaluar e Galaxy S, ajo Galaxy S7, kishte kamerë të njëjtë në të gjitha modelet dhe ishte ndër kamerat më të mira të përdorura në telefona. Edicioni i sivjetmë i këtyre telefonave do të ketë kamerë edhe më të fortë 12-megapikselëshe Dual. Kamera e përparme do të jetë 8-MP.

Moduli ‘desktop’
Pajisjet e reja të Samsungut do të përfshijnë një superveçori të re, që i mundëson përdoruesve t’i lidhin ato me monitorë dhe të përdorin aplikacionet e Androidit në ekrane të mëdha.

Procesorë të rinj
Galaxy S8 dhe Galaxy S8+ do të jenë pajisjet e para që do të kenë gjeneratën e re të procesorëve 10nm. Modelet S8 do të vijnë me setin e vet Samsungut Exynos 8895, që pritet të sjellë më shumë fuqi dhe efikasitet te telefonat.

Moduli ‘Bishë’
Duke folur për fuqinë, telefonat e rinj të Samsungut do të përfshijnë edhe një modul të ri të veçantë që për një kohë do t’i sjellë performancën në specifikat maksimale kur përdoruesi ka nevojë për to.

Bateri më e mirë
Pritet që S8 dhe S8+ të vijnë me bateri më të forta 3000 dhe 3500mAh, që do të shërbejnë për të mbajtur më shumë telefonat ndezur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat