Xiaomi Mi6 së pari vjen me procesorin Snapdragon 821

Mobile

Xiaomi Mi6 së pari vjen me procesorin Snapdragon 821

Më: 19 mars 2017 Në ora: 19:02
Xiaomi Mi 6

Lansimi i marsit të telefonit Xiaomi Mi 6 me procesorin Snapdragon 835 duket se nuk do të ndodhë, për shkak që ky procesor ende nuk është i gatshëm.

Kështu, sipas spekulimeve të fundit, kompania do të lansojë një version të telefonit me Snapdragon 821, në mënyrë që të mund të shfaq sa më shpejtë pajisjen në treg.

Disa kompani të tjera kanë bërë të njejtën gjë – LG me G6 dhe Sony me Xperia XZ. Në këtë mënyrë, duket se versioni kryesor i telefonit me Snapdragon 835 do të lansohet një ose dy muaj më vonë. Fillimisht, do të kemi modelet e MI 6 me S821 dhe Helio X30. Ndërsa në maj, mund të presim modelin kryesor me S835, në të njejtën kohë kur pritet të lansohet edhe XZ Premium nga Sony.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat