Oppo zyrtarizoi telefonin F3 Plus me dy kamera të pasme

Mobile

Oppo zyrtarizoi telefonin F3 Plus me dy kamera të pasme

Më: 24 mars 2017 Në ora: 17:16
Telefoni F3 Plus

Kompania Oppo zyrtarisht publikoi telefonin e vet të ri F3 Plus, të cilin e përshkruan si “ekspert për selfie”.

F3 Plus arrin me dy kamera të pasme për selfi perfekte: këtu është njëra kamerë prej 16MP dhe e dyta me 8MP, me kënd të gjerë prej 120°. Kamera në pjesën e pasme ka sensor 16MP Sony IMX398, me blend f/1.7. 

Oppo F3 Plus arrin me ekran 6 inç (1080p, Gorilla Glass 5), çipset Qualcomm Snapdragon 653, 4GB RAM dhe 64GB memorie të brendshme, e cila mund të zgjerohet përmes kartës microSD. Funksionet tjera përfshijnë sensorin e shenjave të gishtërinjve dhe bateri 4000mAh. Sistemi operativ është Android 6.0 Marshmallow, me interfejs Color OS 3.0.

Telefoni do të jetë në treg nga data 1 prill në dy ngjyra, e zezë dhe e artë, me çmim prej rreth 475 dollarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat