DUO Galaxy S8 do të jetë më i shtrenjtë sesa është menduar

Mobile

DUO Galaxy S8 do të jetë më i shtrenjtë sesa është menduar

Më: 25 mars 2017 Në ora: 08:07
DUO Galaxy S8

Kanë kaluar vetëm pak orë pas informatës së fundit mbi Galaxy S8 dhe tani vjen një tjetër. Informata e fundit sjell një lajm të keq rreth çmimit të S8 dhe S8+.

Nëse keni menduar se çmimet e spekuluara deri tani prej 799 eurove dhe 899 eurove ishin të larta, duket se në disa vende evropiane, pajisjet do të jenë edhe më të kushtueshme,

Si duket, çmimet do të ndryshojnë nga shteti në shtet. Për shembull, në Itali, Galaxy S8 do të kushtoj 829 euro, ndërsa S8+ do të ketë etiketën prej 929 eurove. Të dy modelet do të jenë të gatshme vetëm në ngjyrën e zezë, të argjendtë dhe të hirtë.

Duo S8, sikurse dihet tashmë, do të jetë i gatshëm për shitje prej datës 21 prill.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat