Apple për iPhone dëshiron funksion të ngjashëm me Continuum

Mobile

Apple për iPhone dëshiron funksion të ngjashëm me Continuum

Më: 25 mars 2017 Në ora: 18:29
Microsoft prezantoi pajisjen Surface 2 në 1

Kur para pesë vjetësh Microsoft prezantoi pajisjen Surface 2 në 1, drejtori i kompanisë Apple Tim Kuk kishte qeshur me aparatin e ri nga Redmond, duke thënë se bëhet fjalë për një përzierje të çuditshme të tosterit dhe frigoriferit.

Por, qëkur Surface arriti sukses, kjo e detyroi Apple që të ndryshojë mendjen. Pas kësaj kemi parë iPad me tastierë e cila ishte afër konceptit që Microsoft e vendosi në vitin 2012. Duket se Apple tash serish shikon drejt rivalit, pasi patenta e re zbulon se në Kupertino mendojnë për funksionin në formë të Continuum të Microsoft-it.

Microsoft është njëra nga kompanitë e para të cilat kanë investuar qasje në shndërrimin e telefonave në PC përmes lidhjes në ekran të madh, derisa kompanitë tjera janë përfshirë më vonë.

Apple me telefonin e ardhshëm pritet që të vendosë funksionin e ngjashëm. Kompania planifikon që veçanërisht të shesë pajisje, e cila do të ishte në formën e laptopit, por pa fuqi procesori dhe këtu iPhone do të luante rol thelbësor kur të përfshihet.

Kjo qasje do të ishte e ngjashme me sistemin Lapdock të HP dhe do të kërkonte që iPhone të jetë i lidhur me pajisje, në mënyrë që të shndërrojë telefonin e mençur në PC transmetues.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat