Lenovo shet 3 milionë njësi të Moto M

Mobile

Lenovo shet 3 milionë njësi të Moto M

Më: 27 mars 2017 Në ora: 00:13
Moto M

Moto M është lansuar nga Lenovo në nëntor të vitit të kaluar si një pajisje mesatare me pamje të një telefoni premium. Deri tani është ofruar në disa tregje dhe si duket, është shitur mjaft mirë.

Sipas një raporti të ri, mbi 3 milionë njësi të Moto M janë shitur që prej lansimit të telefonit, gjashtë muaj më parë.

Ky numër e bën Moto M një prej telefonave mesatar më të shitur të Lenovo-së. Shitjet kanë arritur kulmin në Kinë. Pajisja tani është rrugës për të hyrë në tregje të reja si në Pakistan, Malajzi dhe Tajlandë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat