Të hyrat e Samsung shënojnë ngritje për 8,8 miliardë dollarë

Mobile

Të hyrat e Samsung shënojnë ngritje për 8,8 miliardë dollarë

Më: 8 prill 2017 Në ora: 17:49
Samsung Electronics

Samsung Electronics vlerëson se në tremujorin e parë të këtij viti realizoi të hyrat më të mëdha pas më shumë se tri vitesh, pavarësisht fiaskos me telefonin e mençur Galaxy Note 7 dhe akuzat kundër udhëheqësit të kësaj kompanie të Koresë Jugore për korrupsion.

Udhëheqja e kompanisë vlerëson se fitimi operues nga janari deri në fund të marsit arriti 9.900 miliardë won ose 8,8 miliardë dollarë, më tepër se sa analistët në anketën e Reuters që kishin pritur.

Rritja e të hyrave prej 48 për qind në shkallë vjetore më së shumti vjen duke iu falënderuar shitjes së fuqishme të kartelave të memories.

Analistët vlerësojnë se të hyrat në çerekun e dytë të vitit do të jenë akoma më të mira për shkak të publicitetit intensiv, i cili përcjell telefonin e mençur Galaxy 8 dhe teknologjinë e inteligjencës artificiale, të quajtur Bixby.

Kompania do të ringjallet edhe nga skandali politik në të cilin shefi i Samsung-ut u akuzua për marrje të mitos, së bashku me presidenten jugkoreane Park Geun-Hye, e cila për shkak të kësaj kohë më parë ka dhënë dorëheqje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat