HTC U Ultra me kristale të safirit arrin në Evropë më 18 prill

Mobile

HTC U Ultra me kristale të safirit arrin në Evropë më 18 prill

Më: 8 prill 2017 Në ora: 23:20
Telefoni HTC U

Telefoni HTC U Ultra ka arritur në dy versione, njëri me 64 GB memorie të brendshme dhe Gorilla Glass 5 me mbrojtje në ekran, derisa versioni i dytë ka 128 GB memorie të brendshme dhe xham prej kristaleve të safirit.

Modeli i parë gjendet në shumë tregje që një kohë, derisa i dyti deri më tash ishte i kufizuar vetëm në tregun e Tajvanit.

Por, duke filluar nga data 18 prill, HTC U Ultra me kristale prej safirit do të jetë i qasshëm edhe në tregun evropian.

Modeli i ri i telefonit në Evropë do të kushtojë 850 euro, derisa HTC U Ultra me mbrojtje Gorilla Glass ka kushtuar 150 euro më pak, përkatësisht 700 euro.

Megjithatë, ekrani me kristale të safirit renditen shumë lart në shkallën e fortësisë së mineraleve Mohs, ku arrijnë rezultatin 9, që paraqet rezultat dukshëm më të mirë se sa Gorilla Glass.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat