Huawei për katër muaj shet 5 milionë telefona Mate 9

Mobile

Huawei për katër muaj shet 5 milionë telefona Mate 9

Më: 13 prill 2017 Në ora: 13:21
Huawei Mate 9

Derisa muajin e kaluar ishte raportuar se Huawei kishte shitur mbi 12 milionë telefona P9, deri më tash nuk kishim informacione për shitjen e saktë të telefonit Mate 9.

Por, të enjten është bërë e ditur se Huawei ka shitur më shumë se 5 milionë njësi të telefonit Mate 9 për katër muaj pas publikimit të tij.

Kjo paraqet rritje prej 36 për qind krahasuar me Mate 8, të cilin e kemi parë kah fundi i vitit 2015.

Kompania po ashtu ka përsëritur se seria P9 për herë të parë ka tejkaluar shitjen prej 12 milionë telefonave. Ky numër është 152 për qind më i lartë se sa ai që kishte arritur telefoni Huawei P8 vitin e kaluar. Krahasimi me serinë P9 nuk është edhe aq i mirë, por P9 ishte shitur në 4,5 milionë njësi për tre muajt e parë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat