Rikthehen Tamagotchi

Mobile

Rikthehen Tamagotchi

Më: 14 prill 2017 Në ora: 10:24
Tamagotchi

Pas 21 vitesh rikthehen në dyqane Tamagotchi origjinale, mbajtësja e çelësave në formën e vezës që brenda saj ka një këlysh virtual që u bë mjaft popullor në gjysmën e dytë të viteve ’90.

Lojën elektronike e riktheu me një version me përmasa më të vogla e njëjti shoqëri që e prodhoi në 1996, japonezja Bandai Namco. Për momentin ajo është vetëm në raftet japoneze dhe kushton 16 euro.

Një lojë suksesi për vite me radhë Tamagotchi është risjellë një qindra versione dhe është bërë personazh videolojërash. Në 2010 numëroheshin 76 milionë njësi të shitura.

Versioni festiv i Tamagotchi ripropozon 6 personazhe origjinale me ekranin klasik LCD. Edhe mënyra e lojës është e njëjtë, tre butona për ti dhënë për të ngrënë, për tu kujdesur dhe për ta mbajtur të pastër, për ta vënë në gjumë, për të luajtur me të. Të gjitha këto me objektivin për ta bërë të lumtur, por mbi të gjitha për mos ta lënë të vdesë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat