Prezantohet zyrtarisht telefoni HTC One X10

Mobile

Prezantohet zyrtarisht telefoni HTC One X10

Më: 14 prill 2017 Në ora: 14:00
Ilustrim

Telefoni HTC One X10 është prezantuar edhe zyrtarisht. Pajisja është listuar në uebsajtin rus të kompanisë tajvaneze.

Aty mund të zbulojmë se telefoni ka ekran 5,5 inç me rezolucion FullHD, si dhe çip-set MediaTek Helio P10.

Telefoni, po ashtu, ka 3 GB RAM dhe 32 GB memorie të brendshme, me zgjerim deri në 2TB përmes kartelës microSD, ndërsa këtu është edhe bateria prej 4000 mAh.

HTC One X10 do të ketë kamerë prej 16 megapiksel nga mbrapa, derisa kamera për selfie ka 8 MP. Telefoni ka trashësi prej 8,23 mm dhe peshë prej 175 gramë.

Telefoni vjen me sistemin e instaluar Boost + të avancuar, derisa metoda dinamike optimization menaxhon me të gjithë resurset e telefonit dhe rrit performancën e tij në pajtim me detyrat aktuale.

Telefoni ka skanerin për leximin e gishtërinjve, ndërsa përveç kësaj do të kemi mundësi ta përdorim me dy kartela SIM.

Çmimi i telefonit në Rusi është 355 dollarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat