Zbulojeni nëse iPhone-i juaj është fals

Mobile

Zbulojeni nëse iPhone-i juaj është fals

Më: 15 prill 2017 Në ora: 15:39
iPhone

Shumë njerëz kur blejnë një celular të ri duan ta dinë nëse ai është origjinal apo dikush është duke i mashtruar.

Nëse dëshironi të dini se mund ta kuptoni kur një iPhone është origjinal ose fals, duhet ta kontrolloni numrin serik të tij.

Për ta kontrolluar numrin serik, ju mund të:

Shkoni në Settings 
Më pas të shkoni në General 
Pastaj tek About 
Rrëshqisni poshtë dhe kontrollojeni numrin serik (Serial Number) 
Shënoni numrat dhe kontrollojeni vërtetësinë e tyre.
Vendosni numrin serik. 
Nëse thotë se numrat janë jovalid, atëherë iPhone i juaj është fals, shkruan Gazeta Express.

Nëse ju del mesazhi që thotë “Na vjen keq por ky numër serik nuk është valid”, atëherë ka shumë gjasa që celulari juaj të jetë fals.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat