Microsoft publikon listën e telefonëve Windows që do të mbështeten

Mobile

Microsoft publikon listën e telefonëve Windows që do të mbështeten

Më: 16 prill 2017 Në ora: 09:25
ilustrim

Microsoft sapo ka publikuar ndërtimet e reja eksperimentale të Windows 10-ës të cila ti përkasin përditësimit të radhës madhor Redstone 3.

Krahas një versioni desktop, Microsoft publikoi ndërtimin 15204 për platformat mobile. Ndryshe nga ndërtimet eksperimentale të Përditësimit të Krijuesve, numrat e ndërtimeve në Redstone 3 çuditërisht janë ndryshe.

Sa i përket Përditësimit të Krijuesve, ai ende nuk ka mbërritur në platformat mobile dhe nuk vjen përpara datës 25 Prill. Por ajo që na intereson më të vërtetë është një listë e pajisjeve të cilat do të marrin përditësimin.

Microsoft konfirmoi telefonët të cilët do të vijojnë të mbështeten dhe për fat të keq Lumia 1520 mungon:

  • HP Elite x3
  • Microsoft Lumia 550
  • Microsoft Lumia 640/640XL
  • Microsoft Lumia 650
  • Microsoft Lumia 950/950XL
  • Alcatel IDOL 4S
  • Alcatel OneTouch Fierce XL
  • SoftBank 503LV
  • VAIO Phone Biz
  • MouseComputer MADOSMA Q601
  • Trinity NuAns NEO

Po kjo listë telefonësh do të vijojë të marrë ndërtimet eksperimental pas Përditësimit të Krijuesve. /PCWorld Albanian

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat