Oppo R11 ‘shfaqet’ në publik

Mobile

Oppo R11 ‘shfaqet’ në publik

Më: 16 prill 2017 Në ora: 12:06
Oppo R11

Që nga muaji i kaluar, është supozuar se Oppo është duke e zhvilluar telefonin e ri me kamerën ‘dual’. Kjo pajisje, sipas raporteve, pritet të quhet R11 kur të lansohet zyrtarisht.

Shumica e specifikave të telefonit janë bërë të ditura disa ditë më parë, dhe tani ka ardhur edhe fotoja e parë, që supozohet të shfaq këtë pajisje.

Nëse fotoja vërtet tregon telefonin e ri të kompanisë kineze, mund të kuptohet se prej nga e ka marrë inspirimin ekipi i dizajnit. Telefoni i ngjan shumë iPhone 7 Plus, edhepse fotoja duket paksa e trubullt dhe nuk shfaq shumë nga modeli i ri i telefonit.

Sidoqoftë, sipas databazës së GFXBench, Oppo R11 do të vijë me ekran 1080p të madhësisë prej 5.5 inç, dhe me 16MP rezolucion në të dy kamerat e prapme. ‘Selfie’ fotot do të kenë sensorin 20MP, ndërkohë që telefoni do të jetë i fuqizuar nga procesori ende i pa lansuar i Qualcomm, Snapdragon 660.

R11 pritet të punojë përmes sistemit operativ Android 7.1.1 Nougat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat