Disa nga pjesët më të rëndësishme të iPhone 8 nuk do të prodhohen në Kinë

Mobile

Disa nga pjesët më të rëndësishme të iPhone 8 nuk do të prodhohen në Kinë

Më: 18 prill 2017 Në ora: 18:33
iPhone 8

Deri më tash kemi pasur rastin të shohim se telefonat iPhone janë të dizajnuar në Kaliforni, por të prodhuar në Kinë. Megjithatë, ekrani dhe pjesa kryesore e telefonit të ardhshëm iPhone mund të prodhohen në tërësi në Korenë Jugore.

The Investor raporton se Samsung Display mund të jetë përgjegjës për kompletimin e ekranit të telefonit të radhës së Apple.

Samsung System LSI, departamenti që prodhon sensorë të kamerave dhe procesorë të aplikacioneve, po ashtu do të prodhojë çipin display. Pjesë e gjithë kësaj pune do të kenë edhe STEMCO dhe LG Innotek, por edhe tri kompani tjera jugkoreane Interflex, BH dhe Samsung Electro-Mechanics.

Nuk duhet harruar se Samsung Electronics dhe SK Hynix do të porositin çipat e memories, ndërsa LG Innotek do të porosisë modulet e kamerave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat