Dalin fotot e para të Samsung Galaxy J5 2017

Mobile

Dalin fotot e para të Samsung Galaxy J5 2017

Më: 19 prill 2017 Në ora: 14:10
Samsung Galaxy J5 2017

Samsung së shpejti do të publikojë modelin e ri nga seria e tij e popullarizuar J.

Ky do të jetë telefoni që do të mbajë emrin Samsung Galaxy J5 (2017), i cili ka marrë certifikatën WiFi Alliance (WFA), dhe po ashtu ishte edhe në listimin në benchmark. Megjithatë, kësaj radhe kanë rrjedhë disa fotografi.

Sa i përket specifikave, benchmark listing na tregon se  do të arrijë me çip-setin e fuqishëm Exynos 7870 dhe do të ketë 2GB RAM dhe 16GB memorie të brendshme.

Për momentin e dimë se telefoni i ardhshëm do të ketë kamerë të pasme prej 12 megapiksel dhe sistem operativ Android 7.0 Nougat.

Aktualisht, nuk ka informata për datën e publikimit të telefonit dhe as për çmimet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat