LG G6 lansohet zyrtarisht në Tajvan

Mobile

LG G6 lansohet zyrtarisht në Tajvan

Më: 22 prill 2017 Në ora: 07:31
LG G6

LG G6 është lansuar zyrtarisht në Tajvan, ndërsa telefoni i shumë-pritur vjen me Qualcomm Snapdragon 821 dhe ekranin me 5.7” me 2880 x 1440 piksel.

Telefoni vjen edhe me 4GB RAM dhe opsionet me 32Gb apo 64GB memorie të brendshme, si dhe kartelën microSD për zgjerimin e hapësirës.

LG G6 sjellë dy kamera me 13 megapikselë në pjesën e tij të pasme, përveç kamerës së përparme, ka njoftuar kompania.

Kamera e përparme ofron një pamje 100 shkallë shikimi, por dy të pasmet do të ofrojnë një kënd 125 shkallë shikimi.

Njëra prej tyre do të ofrojë pamjen e gjerë, duke dhënë mundësi që foto më të gjera të përshtaten në shkallën 1:1. The Verge bën të ditur se G6 do të jetë telefoni i parë i LG me dy kamera të pasme, dhe me pamje të gjerë.

Kompania thotë gjithashtu se do të ketë dhe një mënyrë panoramike prej 360 gradësh dhe funksionimin e ekranit në dy pjesë, për të parë se çfarë keni shkrepur ndërkohë që shkrepni foton tjetër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat