HTC vjen me telefonin e ri të mençur U 11

Mobile

HTC vjen me telefonin e ri të mençur U 11

Më: 22 prill 2017 Në ora: 14:26
HTC U 11

Telefoni i ardhshëm i HTC-së kishte mbajtur emrin e koduar Ocean dhe ky ka qenë një fakt ë i njohur për ne tash e disa muaj. Po ashtu, kemi ditur se aduti kryesor i shitjes së tij do të jetë korniza dhe kjo në mënyrën e përdorimit të telefonit përmes gjesteve.

Shumica kanë menduar se telefoni do të quhet HTC 11, duke pasur parasysh se bëhet fjalë për pasuesin e telefonit HTC 10 nga viti i kaluar. Por, pas prezantimit të telefonave HTC U Ultra dhe U Play, ishte thënë se telefoni i ri do të quhej HTC U. E vërteta është se emri i ri do të jetë kombinim i këtyre dy emërtimeve.

Telefoni i ardhshëm do të quhet HTC U 11, na tregon llogaria e njohur evleaks. Pajisja do të ofrohet në pesë ngjyra – e zezë, e bardhë, e kaltër, e hirtë dhe e kuqe, por nuk do të jetë i pranishëm në të gjitha tregjet. Prezantimi i HTC U 11 do të mbahet më 16 maj.

Pritet që telefoni të ketë ekran 5,5 inç QHD, çip-set Snapdragon 835, kamerë kryesore prej 12 MP, 64 ose 128 GB memorie e brendshme, sis dhe sistem operativ  Android 7.1 Nougat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat